PRIZREN – Sot në orët e para të mëngjesit, lokalit “Kobra City” ku punon balerina Donjeta Kosumi, e njohur si Kallashi, i është vendosur flaka nga persona ende të paidentifikuar.
Uran Badallaj, bodyguardi i lokalit ka rrëfyer për Kallxo.com, lidhur me sulmin mbi lokalin ‘Kobra City”.

“Rreth orës 4 të mëngjesit dy vetë të maskuar e të armatosur kanë hy në lokal dhe na kanë sulmuar me kondakë të revoleve. Kur kemi dalë jashtë kemi pa se jashtë kanë qenë rreth 20 vetë të armatosur me kallashë. Masi ma kanë hupë vetëdijen më kanë pre me thikë. E kanë pas një kantë të bardhë dhe me të e kanë djegë lokalin.”, – ka thënë Badallaj.kobra

Bodyguardi i lokalit thotë se nuk ka arritur t’i identifikojë autorët e sulmit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe “Kallashi”, e cila theksoi se pronarët e lokalit nuk kanë konflikte me askënd.

“Mbrëmë kam qenë në lokal deri sa mbaroi, deri ka ora 2. Unë nuk di sen, veç e pash gazetën. Unë nuk do të mbes pa punë edhe pse është djeg lokali, jo jo… (qesh). Kërkujt keq si kemi ba, nuk e di vallai”, – deklaroi “Kallashi”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: