SHBA

Daniel Radcliffe aktori i njohur i filmit ‘Harry Potter’ ka dhënë një intervistë për “Off Camera with Sam Jones”, ka folur për problemet e tij të mëdha në lidhje me alkoolin.

“Për të menaxhuar famën kam qenë i alkoolizuar për disa vite rresht. Mënyra më e lehtë për të harruar që isha gjatë gjithë kohës nën vëzhgim ishte që të pija e të dehesha.

Daniel Radcliffe tani gati 30 vjeç shpjegoi situatën në të cilën ndodhej. “Të gjithë e dinë që në adoleshencën time kam pasur probleme. Kërkoja të shkoja në vende në të cilat nuk ndihesha i vëzhguar. Gjatë gjithë kohës e kisha idenë se më ndiqnin e vëzhgonin ose ndoshta ishte vetëm në kokën time.

Në këtë mënyrë unë gjeja qetësi tek pija. Por kjo gjë sillte probleme të tjera më të mëdha. Kur je aq shumë i pirë e kupton se njerëzit të shohin akoma më shumë dhe jo se je i njohur por sepse je i dehur dhe ti pi akoma më shumë”- ka thënë aktori i njohur.

Më pas aktori anglez vendosi që të marr në dorë situatën dhe nisi të përballej me famën në një mënyrë tjetër. “Ishte një vendim që më përkiste vetëm mua, një ditë u zgjova në mëngjes pas një nate që kisha pirë shumë dhe i thashë vetes se kështu nuk vazhdohet më.”- ka përfunduar 30-vjeçari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb