Aktorja Rudina Dembacaj ka rrëfyer në emisionin “Pasdite në Top Channel” se si arriti të binte nga pesha dhe të transformohej brenda 3 vitesh. Aktorja e humorit ka treguar se dikur peshonte 89 kilogram, ndërsa tani ka peshën ideale.

“Gjatë viteve 2008-2010 kur isha studente në Shkodër peshoja 89 kilogram dhe shoqet më thoshin se duhet të dobësohem. Unë nuk u konsultova me dietologë, por u kujdesa për veten time duke lexuar për proteinat dhe karbohidratet. Mua më pëlqente alkooli atëherë. Ulesha dhe pija raki me xhaxhain”- ka treguar Rudina.

E pyetur nga moderatorja se si arriti të triumfojë dhe ndjesitë qe kishte para pasqyrës, aktorja u shpreh se: “Arrita të transformohem për dy muaj sepse përgjysmova kaloritë. Kur shihja reagimet e njerëzve motivohesha. Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë dhe për 3 vite rashë 35 kilogram. Njerëzit surprizoheshin me ndryshimin tim”- tha aktorja e cila tashmë është bërë nënë për herë të parë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: