TIRANE

Armina Mevlani ditën e sotme ka qenë pjesë e emisionit “Pushime On Top”. Në një intervistë Armina ka zbuluar detaje të shumta nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Ajo ka treguar se ka si qëllim që një ditë të ketë një linjë të saj veshjesh, që të depërtojë edhe në botë, por do të hidhet në treg kur plani të jetë i mirëmenduar.

Për sa i përket planeve për fëmijë bloggerja u shpreh se e ka menduar, por dëshiron që të vijë në një moment kur ajo të ndjehet gati dhe të ketë kohë për rritjen e tij, sepse nuk i pëlqen që për fëmijën e saj të kujdeset dikush tjetër.

Gjithashtu Armina shtoi se ndjehet shumë e lumtur që Shkëlzeni ka dhe dy fëmijë të tjerë, sepse fëmija i tyre nuk do të jetë i vetëm njësoj si ajo, sepse do të ketë shumë motra dhe vëllezër.

Pavarësisht se u përfol se shumë shpejt do të ketë dhe një dasmë nga ajo dhe partneri i saj, Mevlani tha: “Nuk e kemi caktuar ende datën. Dua që të caktoj njëherë vendin dhe më pas datën, sepse nuk varet çdo gjë vetëm nga dëshira ime”. Kujtojmë se Armina dhe Shkëlzeni zyrtarizuan lidhjen e tyre me fejesë në tetor të vitit të kaluar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: