TIRANE– Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, babai i të riut Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën në rrethana misterioze në Francë ka rrëfyer momentin e heqjes së aparaturave të djalit të tij, si dhe presionin e mjekëve në Francë se nëse ai do kundërshtonte do thërrisnin policinë. Ai u shpreh se pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta.

“Djali ka qëndruar rreth 2-3 janë në komisariatin e Policisë. Ai ishte rajon policie i sigurisë së lartë. Djali kishte shenja teli në fyt dhe djalin tim e kanë nisur për në morg, por një mjek ka thënë se ai është për në spital, pasi i punon pulsi. Kur shkova në spital më thanë se do i heqin aparaturat, pasi truri i tij ka vdekur. Ata më thanë se nëse t’i kundërshton ne do thërrasim policinë. Djali nuk ka pasur asnjë arsye për të varur veten siç pretendohet dhe nuk e di çfarë i kanë bërë. Me policinë franceze unë nuk kam pasur kontakt pothuajse fare. Mua më thanë hajde shikoje se do i heqim aparaturat. U thashë po si mund të vras djalin me duart e mija. Pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta”– rrëfeu i përlotur Gëzim Beqiraj, raporton BalkanWeb.

Kujtojmë se në reagimin e Ministrisë së Brendshme të Francës e cila njoftoi Ambasadën e Shqipërisë në Paris thuhet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez. Shkaqet e vdekjes së shqiptarit pritet të zbardhen me kryerjen e autopsisë, ndërsa vdekja e tij në rrethana misterioze ka indinjuar qytetarët në Shqipëri të cilët kanë zhvilluar edhe protesta.
20180115-121637
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: