SHBA

“Shtëpiake të dëshpëruara” është një nga serialet më të pëlqyer nga të gjithë në mbarë botën. Ai ka përfunduar në vitin 2012, por shumë njerëz vazhdojnë ta duan dhe ta rishohin edhe pas shumë vitesh.


Eva Longoria aktorja që ka interpretuar rolin e Gabrielle, ka rrëfyer për herë të parë se ka qenë viktimë e bullizmit në set gjatë kohës që ka xhiruar serialin.


Eva shkroi një letër në mbështetje të koleges së saj Felicity Huffmann (Lynette), e cila po akuzohet për korrupsion në kolegjin e së bijës. Mes të tjerave ajo tregoi se ka qenë viktimë e bullizmit nga një koleg/e i/e saj në sheshxhirimin e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” dhe ka qenë Felicity, ajo që i ka dalë në mbrojtje dhe e ka ndihmuar.


“Ishte një kohë kur kam qenë viktimë e bullizmit nga një person që punonte me mua. I kisha frikë ditët që më duhej të punoja me atë njeri sepse ishin torturë. Derisa një ditë, Felicity i tha atij/asaj ‘mjaft’ dhe unë shpëtova. Felicity e ndjeu që unë isha e mbushur me ankth, edhe pse unë nuk iu ankova kurrë askujt lidhur me këtë abuzim”, -është shprehur Eva, duke mos zbuluar emrin e personit që është tallur me të.
(BalkanWeb)

Etiketa: