“Dua të nis një jetë të re”. Kështu e nis rrëfimin një shqiptar i dënuar për terrorizëm, pasi ishte pjesë e luftimeve në Siri. Teksa flet për emisionin “Drejtësia në Kosovës”, shtetasi nga Kosova me inicialet A.B., i dënuar me dy vite e katër muaj burg thotë se është lodhur nga mediat dhe gazetarët. “Jemi lodhur prej këtyre gjërave, jemi lodhur ma shumë prej gazetarëve prej mediave, dëshirojmë të jetojmë”, thotë i dënuari.

Ai është arrestuar në vitin 2014, ndërsa është lënë i lirë pas procesit gjyqësor, ku pritet të vuajnë dënimin prej tri viteve, pasi verdiktit final të jetë i plotfuqishëm. Ata tutje kanë treguar për vështirësitë që kanë, pasi askush nuk i pranon në punë, ndërsa tërë angazhimin e tyre pas burgut janë obliguar të punojnë te ndërmarrësit privatë. “Kam punuar privat, po problem kryesor është që është papunësi e madhe. Jam i dënuar dy vite e katër muaj, shkallën e parë jam dënuar, tashmë është në shkallën e dytë”, thotë ai.

Ai ka treguar edhe për shkelje që bëhen në burg për të akuzuarit për terrorizëm. “Ata që janë akuzuar për terrorizëm, ju kanë humbur shumë të drejta. Të drejta që ju takojnë me ligj, pushime gjatë fudjavës. Kjo është një shkelje ndaj tyre, kjo është shkelje e një anshme”, thotë i dënuari, përcjell Kallxo.com.

I dënuari për terrorizëm po ashtu rrëfen edhe detaje nga koha kur ka shkuar në Siri. “Jam arrestuar në gusht të vitit 2014, jam akuzuar për luftëra të huaja dhe për terrorizëm. Në Siri kam qenë në fund të viti 2013, dhe në shkurt të vitit 2014 jam kthyer”, thotë ai. Ai tregon se në Siri ka qëndruar në një qytet afër Alepos, ku nuk ka pasur shqiptar të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb