TIRANE-Për herë të parë, një femër si zëdhënëse dhe drejtore në Marrëdhëniet me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit. Jona Dervishi është bukuroshja 27¬ vjeçare, që po menaxhon dhe koordinon qindra meshkuj, që nga punonjësit e institucionit, futbollistët e deri te gazetarët sportivë. E ngacmojnë, përpiqen të flirtojnë, por Jona ka sekretet e saj profesionale se si t’i “zbusë” dhe të kalojë situatat pa incidente…

Jemi mësuar, madje na duket e zakonshme që nëpër institucione apo kompani private zëdhënëset të jenë femra. Por në Federatën Shqiptare të Futbollit Jona Dervishi është femra e parë që drejton zyrën për Marrëdhëniet me Publikun e njëkohësisht edhe zëdhënësja e këtij institucioni. Është 27 vjeç, ka mbaruar Gjuhët e Huaja dhe master në Komunikim, ka kontribut në OJF dhe media, por përgatitja e saj intelektuale “harrohet” teksa e sheh nga afër. Me tipare mjaft joshëse dhe linja seksi, Jona Dervishi duket se ka trullosur “çunat” e futbollit, por edhe gazetarët sportivë. Nuk e mohon që ata i bëjnë komplimente apo tentojnë që të flirtojnë me të, por si ia del Jona t’i menaxhojë “dalldisjet” e qindra meshkujve me të cilët i duhet të punojë? Mision i vështirë, për të cilin Jona Dervishi rrëfehet për gazetën “Panorama”…

Çfarë mendoni se keni ndryshuar me praninë tuaj në krye të FSHF¬së si PR, që nuk e kanë bërë dot paraardhësit tuaj meshkuj ndër vite? Çdo individ ka mënyrën e tij të të punuarit, në një farë mënyre, se si punojmë, është dhe ajo çka na evidenton! Nuk kam bërë asnjë çudi deri më sot, por di që jam gjithnjë në inovacion. Madje, shpeshherë pyes edhe paraardhësit e mi dhe u kërkoj shpesh mendim, sepse Federatën e gjeta, nuk e bëra unë.

Ndiheni e privilegjuar? Si ju trajtojnë në një institucion thuajse i gjithi mashkullor? Nuk e mohoj, ndihem e privilegjuar, por me të drejta të barabarta sa i përket punës. Bëjmë shaka, më kuptojnë, i kuptoj, ndërsa te puna bëhem shumë serioze dhe kjo menjëherë kuptohet nga mënyra se si komunikoj.

A jeni e detyruar njëfarësoj që të kufizoheni në veshje, për shkak të pranisë me shumë të meshkujve në punë, apo jeni e lirë në zgjedhjen e gardërobës? FSHF është një institucion serioz, sado sportiv, gjithsesi ekziston një kod veshjeje dhe mua më pëlqen ta respektoj. Por, nëse ky kod nuk do të ekzistonte, unë sërish do i përmbahesha veshjes serioze, edhe sepse ështënë shijet e mia.

(a.n/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: