TIRANE- E kemi parë gjithmonë të flasë për politikën, ndërsa shumë kush mund ta konsiderojë si ‘zonja e hekurt’ e kësaj fushe. Bëhet fjalë për Jozefina Topallin.

Në një intervistë sa larg aq edhe afër politikës, Topalli rrëfen jetën e saj. Në ditët e vështira të politikës shqiptare, Topalli vjen ndryshe, ashtu siç rrallë e kemi parë në media, pasi vëmendja e saj duket se është drejtuar më shumë nga familja, që prej vitit 2013, Jozefina Topalli rrëfen në një intervistë për Intv se si u bë pjesë e Partisë Demokratike në vitin 96.

Është bërë pjesë e politikës 20 vite më parë, e miqtë tashmë janë shumë. Por sot Jozefina Topalli ka 2 emra që veçon, e njëri sigurisht është Sali Berisha. “Takimi me Berishën duhet të ketë qenë një pritje që ka bërë ai në Presidencë. Në 96 jemi takuar për herë të parë në fushatë. Kur zoti Berisha dha dorëheqje si president, aty nisi bashkëpunimi. Kur më propozoi si nënkryetare të PD Berisha i thashë: Nuk dua, se bëj dot, nuk di. Se kam atë eksperiencë, gjej një tjetër. Edhe në mbledhje të Këshillit Kombëtar që është bërë jam ngritur dhe kam thënë se pranoj. Më pas janë ngritur shumë kolegë dhe më kanë thënë se s’duhet të refuzoja. Më kujtohet që ka thënë Leonard Demo që më ka thënë bëjë. E më pas kam pranuar. Kam respekt dhe miqësi me Berishën. Është reformator, është interesant si fenomen zoti Berisha. Se besoj se do rikthehet një politikan i kalibrit të tij në Shqipëri.”, shprehet Topalli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb