SHBA 

 

Në prag të daljes së librit të saj të parë, Michelle Obama ka dhënë një intervistë për “Abc”, e cila do të transpetohet ditën e diel. Libri “Becoming” që prej ditës së martë më 13 nëntor do të jetë në të gjitha libraritë amerikane.

Në këtë intervistë Michelle Obama ka treguar edhe për lindjen e dy vajzave të saj, Sasha 20 vjeçe dhe Malia, 17 vjeçe. Ajo dhe bashkëshorti i saj i janë nënshtuar fekondimit in vitro për të lindur dy vajzat e tyre. 54-vjeçarja tregoi se para vajzave ka pasur një abort dhe u ndje jashtëzakonisht keq, e vetme dhe e humbur.

“ U ndjeva vetëm dhe e humbur pas abortit. Por isha 34 vjeçe dhe duhej të nxitoja. Kështu iu nënshtova fekondimit in vitro”- tregon –ish zonja e parë në intervistën e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb