TIRANE- Biznesmeni Samir Mane, i cilësuar edhe si njeriu më i pasur në Shqipëri ka rrëfyer mbrëmë në “Opinion” sekretin e të bërit para. Një histori që duket si përrallë ajo e Manes student që nisi rrugën e biznesit me shitjen e pajisjeve elektroshtëpiake.

Gjithçka ndodhte kur vendi po përjetonte një ekonomi të vështirë dhe ku çdo gjë dukej e pashpresë, por jo për Samir Manen, ai diti të gjejë rrugën e suksesit. Në momentin që gazetari Blendi Fervziu e pyeti nëse pasuria e tij ishte 100 milionë euro, 200 milionë euro, 400 milionë euro, ai ka thënë se nuk e dinte realisht, por ishte i pasur mjaftueshëm.

Fevziu: Zoti Mane thonë që të pasurit nuk duan të tregojnë kurrë milionëshin e parë se të tjerat i thonë me shumë krenari, si e keni bërë milionëshin e parë? D.m.th si jeni pasuruar?

Mane: Milionin e parë e kam bërë me siguri duke shitur pajisje elektroshtëpiake, magnetofona dhe televizorë në Shqipëri.

Fevziu: Sa vjeç ishit në atë kohë?

Mane: 24 ose 25-vjeç.

Fevziu: Pra, jeni bërë milioner, në dollar po flas në moshën 24-vjeçare?

Mane: Po, ndoshta 25-vjeçare.

Fevziu: Si lindi kjo ide?

Mane: Rastësisht, e natyrisht e kam kërkuar që kur isha student. Blinim ora në Durrës dhe i shisnim në Qytet Studenti. Fitonim gjëra shumë të vogla dhe modeste. Ishte e gjitha e ndaluar në atë kohë. Por nuk më mungonte guximi dhe nuk më mungon as tani.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: