Çdo sulmues ka sekretet e tij, edhe Erling Haland ka të tijat. Në një intervistë për “Dabgladet”, gjiganti i Salcburgut ka treguar se fle gjumë me pesë topa çdo natë. “I mbaj në krevat dhe unë fle i pashqetësuar. I shoh çdo ditë. Gjëja më e mirë është që të bëj gola. Në Salcburg fle me pesë topa, janë miqtë e mi…” thotë ai duke iu referuar topave që ka çuar në shtëpi falë pesë tregolëshave që ka shënuar në këtë sezon të shkëlqyer.

26 gola në 18 ndeshje. Këto janë shifrat e pabesueshme të Haland në sezonin 2019/2020. Shifra që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të rëndësishëm në Europë. Sulmuesi i ri tashmë po ëndërron për të ardhmen e tij, por pa e tepruar. “I dëgjoj zërat e merkatos. Juventus, Mançester apo Real Madrid? Asnjë koment. Të luaj me Ronaldon? Asnjë koment”, ka thënë bomberi duke shmangur të ardhmen e tij. I kujdesshëm dhe i saktë më fjalët, sikundër dhe në zonën e rreptësisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb