Mesfushori i Borussia Dortmund Jakub Blaszczykowski, ka vendosur që në autobiografinë të përfshijë edhe momentin tragjik nga jeta e tij. “Këtë vitit mbush 30 vjeç, kam fituar një eksperiencë të madhe dhe mendoj se kam diçka për të thënë. Në autobiografinë time rrëfej gjithçka më ka ndodhur, edhe ditën kurë isha dëshmitar se si babai im vrau nënën time. Nuk është e thjeshtë, por është një episod të cilin nuk mund ta harroj. Është pjese e imja, atë ditë jeta ime ndryshojë, por besoj se më ka bërë edhe më të fortë. Jam përballur më shumë probleme në jetë, vijon më tej mesfushori polak, gjëra të cilat njerëz të tjerë do ti konsideronin një tragjedi. Tashme çdo gjë që mund të më ndodhi, them kam parë edhe më keq. Të rinisesh është shumë e vështire. Nga mosha 15-16 vjeç isha i gjatë 155 cm, më pas pa e kuptuar arrita në 175, atë kohë u largova nga të gjithë, për vite nuk prisja miq në shtëpi”. Përtej kësaj Jakub ndihet me shumë fat : “Mbaj ende kontakte me një mik në Poloni. Ai zgjohet çdo ditë në orën 6 të mëngjesit, por nuk i lejon vetës shumë gjëra, nuk mund të shkojë as me pushime, ndërsa un luaj futboll, gjëja që dua më shumë në botë.

(e.shkambi/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb