TIRANE

Burra me vështrim krenar, kapërcyen oqeanin Atlantik, rroken armët dhe dolën në luftë për lirinë e Kosovës 20 vite më parë.  Edhe pse kishin origjinë shqiptare shumë prej tyre nuk dinin as shqip, por gjaku iu vlonte kur në Atdhe bashkëkombësit masakroheshin nga dora gjakatare e ushtrisë serbe.

Para dy dekadash një numër i madh i të rinjve shqiptaro-amerikanë nga gjithë trojet shqiptare, lanë gjithçka që kishin, familjen, shtëpitë dhe bizneset në SHBA,  veshën uniformat ushtarake për t’iu bashkuar UCK-së. Tre vëllezërit Bytyqi nuk u kthyen më kurrë.

Anëtarë të batalionit Atlantiku erdhën në Tiranë për të treguar historinë e tyre. Gani Shehu ish komandant i Batalionit kujton sakrificat e paimagjinueshme, mes të cilave kur ai vetë u rikthye në luftë edhe pse ishte plagosur me një plumb

67 ish luftëtarë të Batalionit Atlantiku rikujtojnë në një tur simbolik 20 vjetorin e shtigjeve të luftës. Kanë zgjedhur të njëjtën rrugë që përshkruan vite më parë

Me ta është edhe shqiptaro amerikani i njohur zoti Mark Gjonaj, antar i këshillit bashkiak të shtetit të Neë Yorkut.  I pyetur nga Neës 24, Gjonaj duke iu referuar situatës poltike në Shqipëri tha se liderët politikë duhet të kenë parësore interesat e qytetarëve dhe të vendit

“Unë i inkurajoj liderët politikë shqiptarë t’i lenë menjanë ndasitë, ata kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe të fillojnë të fokusohen në problemet e vërteta të popullit, të Atdheut dhe të kauzave kombëtare.

Të kujdesen që fëmijët shqiptarë të marrin edukimin më të mirë të mundshëm dhe kanë një të ardhme të shkëlqyer, të kujdesen që njerëzit të kenë mirëqenie ekonomike, në mënyrë që të shijojnë jetën dhe te kujdesen gjithashtu për familjet e tyre.

Politikanët të kujdesen të ofrojnë për njerëzit sisteme më të mira shëndetësore, të sigurojnë me të moshuarit që të kalojnë ca vite të paqta dhe të begata me dinjitet. Ky është mesazhi im per klasën politike shqiptare dhe nuk ka shembull me te mire sesa Batalioni “Atlantik”

Interesant është fakti se qindra djemeve dhe burrave te batalionit “Atlantiku” iu bashkua edhe nje adoleshente vetem 16 vjec, ajo eshte Linda Muriqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb