Një djalë 30 vjeçar ka zgjedhur të sjellë historinë e tij në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Fatjon Sheri nga Kurbini në vitin 2015 u aksidentua teksa përshkonte me motor segmentin rrugor Milot-Laç, nga një automjet në drejtim të së cilit ishte një tjetër i ri.  Ngjarja i kushtoi jo pak pasoja 30-vjeçarit, të cilit i ndryshoi jeta totalisht.

Dëmtimet e marra bënë që ai të humbte aftësinë për të punuar. Ai pësoi paralizë në krahun e djathtë e si pasojë humbi njërën dorë. Asokohe, Prokuroria e Kurbinit nëpërmjet akt-ekspertimit nxori të fajshëm drejtuesin e automjetit, i cili sipas saj kishte shkelur rregullat e qarkullimit.

Ndërsa për Fatjonin u morën masa pasi ai qarkullonte pa leje drejtimi, për autorin që shkaktoi aksidentin, gjykata e shpalli të pafajshëm, duke vlerësuar një tjetër akt -eksperimi i cili u kërkua nga avokati mbrojtës. Fatjoni përfitoi nga amnistia, ndërsa i riu tjetër vazhdoi jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, edhe pse pas ngjarjes jeta e 30-vjeçarit nuk ishte më e njëjtë.

Fatjoni vazhdoi të kërkonte drejtësi, ndaj edhe Prokuroria e Kurbinit nuk u pajtua me vendimin e Gjykatës së Laçit ndaj dhe e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Por prej dy vitesh dosja “fle” pasi ende nuk ka një rigjykim, edhe pse Prokuroria në akt-ekspertim flet qartë që drejtuesi i automjetit ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Sot i riu 30-vjeçar bën apel për drejtësinë e cila duhet të vihet në vend.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb