Detektivja e njohur private Shkënda Lili ka rrëfyer vështirësitë dhe sekretet e jetës së saj profesionale. Lili u shpreh se asnjë bashkëshort nuk e lë gruan e tij për një qejf të momentit ndërsa tha se kur femra tradhton, tradhton me bindje.

Lidhur me mënyrat e ndryshme të përgjimit, detektivja tha se ka raste që kërkojnë gjëra thuajse të pamundura si vendosja e një kamere në hotel, ndërsa tha se kërkesa e tyre më e shpeshtë janë informacionet nga telefoni i parterit të tyre, telefonatat dhe mesazhet.

“Femra kur tradhton, tradhton e bindur, ndërsa mashkulli mjafton mos ketë një lidhje të gjatë dhe atëherë femra duhet të shqetësohet, por një flirt i momentit dhe një qejf i momentit nuk shkon në divorc dhe bashkëshorti nuk do ta linte gruan për një qejf të momentit.

Si mund të bëjmë një përgjim?

Ka mënyra të ndryshme, por femrat sidomos duan të përgjojnë telefonin, kërkojnë gjëra edhe të pamundura deri t’i vendosësh një kamera dhe përgjim. Asnjë nuk mund të futet në dhomën e një hoteli. Ato e kërkojnë. Vijnë dhe më thonë që duan të vendosin kamera. Mendojnë se detektivet bëjnë çdo gjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb