Ylli francez i Real Madrid, Kylian Mbappe nuk ka hezituar të flasë për Ronaldon dhe Messin, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me Cristiano Ronaldon, është gjithmonë bukur të luash me lojtarë të jashtëzakonshëm, si ai apo si Messi. Kur flasim për Cristiano, flasim gjithmonë edhe për Messin.

Jam i lumtur sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Neymar, Pogba, Griezmann, Benzema…”.

Messi? Mendoj se do të ishte mirë të luaja me CR7, por tani do të jetë e vështirë. Kam luajtur kundër tij disa herë, ai është një legjendë. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Messin. Nuk e kisha menduar kurrë se do të luaja me të. Është po aq unik sa Ronakldo dhe mendoj se ndonjëherë ne e banalizuam atë që ata bënë. Ata janë legjenda të sportit”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi i Realit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb