Në programin online “Fol me psikologen”, përballë psikologes Ervisa Lula ka qenë këtë herë një murgeshë. Motër Mira Koleci prej më shumë se 20 vitesh i shërben Zotit. Në një rrëfim të pazakontë ajo sjell detaje të rëndësishme të jetës së saj. Në fëmijëri kujton se kishte pasion gjimnastikën, e teksa ia ka shprehur të atit këtë dëshirë, ai ka kundështuar dhe i ka sugjeruar të gjente një profesion tjetër për të ardhmen e saj.



Kënga dhe kërcimi kanë qënë pasionet e tjera dhe nuk mungonte në asnjë dasmë të fshatit së bashku me motrat e saj. Në moshën 17 vjeçare ishte thirrja e parë për tu bërë murgeshë. Pjesë e një familje të madhe në Fishtë të Lezhës, e vetmja alternativë e dhënë nga prindërit ishte martesa. Ja si i kujton ajo momentet e para të këtij vendimi dhe reagimet e familjarëve, të cilët u përpoqën me çdo formë t’i kthenin mendjen e t’i gjenin burrë.


Çfarë ndodhi në familje kur iu the atyre që kishe vendosur të bëheshe murgeshë?

Nga njëra anë është kënaqësi, nga ana tjetër them që nuk është e lehtë sepse rikthehem dhe rikujtoj edhe një herë ato momente. Një luftë e brendshme dhe e jashtme me të gjithë, askush nuk donte. Prindërit kërkonin ndihmë tek shoqet dhe shokët e mi që të flisnin me mua dhe të ndryshoja mendje. Sipas tyre unë isha çmendur.

Shpesh është përballur edhe me pyetje të sikletshme. A ke pasur të dashur? A e ke dhënë puthjen e parë? A ke ndjerë ndonjëherë për ndonjë djalë? Motër Mira duke buzëqeshur ka një përgjigje edhe për to. Ja çfarë thotë ajo:

“Kur isha në shkollë të mesme, kam patur persona që më kanë ardhur mbrapa, më kanë propozuar, kanë ardhur tek shtëpia për të kërkuar dorën sipas riteve që ishin atëherë…”/GSH