Neymar, aktualisht lojtar i Al Hilal është rikthyer të flasë për periudhën kur luante te PSG, ku nuk ka hezituar të kujtojë edhe mënyrën sesi trajtohej nga tifozët.
“Dy a tre vjetët e fundit nuk ishin të njëjtë. Ishte e pabesueshme se si po më trajtonin, njëjtë si mua edhe Lionel Messin. Për mua, ishte e padrejtë, sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka në fushë.
Nuk mbaj inat, por isha paksa i pikëlluar për mënyrën se si më trajtuan tifozët, posaçërisht kur më erdhën në shtëpi dhe donin të futeshin në shtëpi, të më fyenin, ose të më godisnin”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)