LONDER- Ishte i gjithë faji i disa gotave më shumë, por ajo që në fillim ishte një lojë tashmë është kthyer në një dramë të vërtetë. Një vajzë britanike, 25 vjeç ka dërguar një letër anonime në faqen tabloide ‘Mirror’ në të cilën ka treguar një histori të pabesueshme.

“E gjitha ndodhi në një festë, dhe me disa gota më shumë seç duhej bëra seks me 25 burra të ndryshëm”. Tani është e shkuar e harruar por ka një problema të madh, vajza ka mbetur shtatzënë.

“Nuk besoj se është e arsyeshme që të vazhdoj shtatzëninë, ndjehem vërtet budallaqe. Shkova në një festë dhe bëra seks me të gjithë meshkujt pasi kisha pirë. Ishte një film porno në televizion dhe ne vendosëm ta kopjonin. Askush ama nuk kishte me vete prezervativë dhe tani unë jam shtatzënë. Më vjen shumë turp për atë që ka ndodhur”, -a shkruar në letrën e saj 25 vjeçarja.

Letrës së 25 vjeçares i është përgjigjur redaktorja e tabloidit Coleen, e cila i ka kushtuar një shkrim duke i thënë: “ Letra jote më ka emocionuar shumë, gra si ti mendojne pak për veten e tyre dhe ti ke lënë meshkujt që të të përdorin. Duhet të ishe koshiente për atë që po bëje, tani shpresoj që të kesh marrë një mësim të mirë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: