Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në lidhje me temën “Sa të forta janë gratë” dedikuar “8 Marsit”, ka rrëfyer për herë të parë se në kohën kur u bë me fëmijë për herë të parë e “urrente” për vdekje, bashkëshortin e saj, Ilir Metën.
Një shprehje e përdorur nga Kryemadhi, me idenë, se në periudhën e mëmësisë gruaja është shumë e zënë me punët e shtëpisë dhe mbi të gjitha me kujdesin prindëror, gjë e cila, e izolon një grua nga aktiviteti i saj normal.
“Kur u bëra me fëmijë për herë të parë, unë e urreja Ilir Metën për vdekje. Sepse thoja ky më mbylli në shtëpi më la pa punë dhe ngela një grua në shtëpi që laja dhe shpërlaja. Burri shëtit, leviz bën qejf, ndërsa ti çfare je, je një skllave që rri në shtëpi”, – tha ndër të tjera Kryemadhi.
(BalkanWeb)
O Monika ti dhe Iliri jeni do jeni,dhe keni për te qene çifti me i mir i te gjitha koheve ketu ne shqiperi. Per thjeshtesine qe keni per zgjuaresine,por ne radhe te pare per familjaritetin qe keni (ju kam zili). Prandaj jeni ketu ku jeni. Me fale si njerez se per politik une nuk merem,dhe as kam per te voto as jehere per as nje ketu ne shqiperi. Flm qe me lexoni