GJERMANI- Hanni Begg ishte një nxënëse nga Berlini kur nazistët erdhën për familjen e saj në vitin 1943.

Për shkak të një fati të papërshkrueshëm ajo arriti të shpëtojë mirëpo më vonë ajo u takua sy më sy me Hitlerin, shkruan “Klan Kosova”.

Babai i Hanni Begg kishte një plan kur të vinin nazistët – të vrisnin njëri – tjetrin.

Por edhe ajo edhe babai i saj nuk ishin në shtëpi në vitin 1943, kur Gestapoja arriti në banesën e tyre në Berlin.

Vëllai i saj më i ri, Max dhe motra e saj, Ruth nuk ishin kaq me fat kjo sepse ata e dërguan në kampin Auschwitz ku edhe ndërruan jetë.

“Nuk i pash më kurrë as motrën e as vëllain”.

“E dija që nuk do i shihja më kurrë. Nuk kisha më shpresë që do i takoja”.

“Në fillim qava shumë. Mirëpo më vonë u detyrova që ta mbledh veten”, shprehur Begg, tani 86 vjeçare.

Pasi nëna e saj vdiq në vitin 1939 nga kanceri, babai i saj e kishte paralajmëruar për rrezikun që ka familja e tyre e vogël hebreje nga nazistët.

“Babai më kishte folur për librin e Hitlerit, Mein Kampf. Ai më tha që duhet të jem i vetëdijshëm që unë do të jem e rrethuar nga anti-semitizmi, mirëpo duhet të jem shumë krenare për prejardhjen time”.

“Ai gjithashtu më tha se të gjithë ne do e kemi një letër nga Gestapoja duke na thënë se do vinë për të na dërguar në kamp dhe e tërë kjo do të jetë për të na mbrojtur”.

“Babai im e dinte që e gjithë kjo ishte gënjeshtër. Ai na tregoi që të mos besojmë në propagandë. Na tha që ne nuk duhet të shkojmë në kamp”.

“Ai na solli një kuti me një tablet duke na thënë se nëse vinë të na marrin ateherë ne duhet t’i pimë dhe të vdesim”.

“Në atë kohë mendoja se kjo gjë është shumë romanatike, pra që të gjithë të vdisnim së bashku”, u shpreh Begg.

Letra nga nazistët nuk erdhi kurrë, por Getapoja po.

“Kur mbërrita në shtëpi pas shkollës, disa fqinj më thonin që të mos hyja brenda sepse Gestapoja do të merrte. Pas asaj ditë nuk e kam parë babain tim për vite me rradhë”.

“Më duhej që të zhdukesha, dhe në atë kohë më ndihmuan shumë persona pavarësisht që rrezikuan shumë”.

Ajo jetoi tek fqinjtë e saj dhe shoqëria të cilët arritën të ia ndërronin identitetin, e falë kësaj ajo arriti që të shkonte në shkollë.

E pikërisht në këtë kohë ajo u takua sy më sy me Hitlerin.

“Ai erdhi në shkollën tonë e unë isha në rreshtin e parë”.

“Hitleri ishte i rrethuar me roje, e për disa sekonda unë e ai tundëm duart”.

Ajo tregon se në atë kohë ndihej e turpëruar për këtë veprim që kishte bërë, pra që kishte shtrënguar duart me fajtorin kryesor për të gjitha që po i ndodhnin njerëzve të saj.

“Pas atij veprimi fillova të ndihesha në faj, mirëpo nuk mund të bëja asgjë”.

Pasi lufta mbaroi, Hanni më në fund arriti që të takoj babain e saj – që po jetonte në një shtëpi të rrënuar.

Ai vuante nga tuberkulozit prej të cilit vdiq më 9 maj 1945.

Hanni Begg, u adaptua nga një familje britanike dhe më pas u martua me një mjek.

“A ndihem e lumtur që kam mbijetuar? Jo, jo gjithmonë. Kjo sepse shumë herë jam ndier me faj pse vetëm unë kam mbijetuar. Pse duhej që vetëm unë të mbijetoja”, shprehet Begg.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: