TIRANE – “Mosha më e preferuar për një eskortë në Dubai është rreth 22-23 vjeç. Çmimet për një eskortë variojnë nga 200 euro në orë deri në 1500 euro për të gjithë natën”. Kështu deklaroi në studion e “Top Show”, Alma, një shoqëruese luksi (njihen ndryshe si escorts), që punon në Dubai.

Eskorta shqiptare tha se burrat e pasur në Dubai, paguajnë goxha shtrenjtë për të pasur shoqërinë e një femre të re dhe të bukur. Ajo deklaroi se këtë punë e kishte nisur rastësisht por nuk kishte ndërmend të hiqte dorë prej saj.

“Për herë të parë në Dubai kam shkuar para 5 vjetësh. Shkova me një shoqen time pasi e kishim lënë të bënim një udhëtim. Për eskortat kisha dëgjuar se ishin shoqëruese luksi. Shkoj në një nga lokalet e natës atje, dhe një nga njerëzit shumë të pasur donte të më ofronte një pije. U shkëput nga turma dhe ma ofroi. Tani kam çdo gjë që dua, veshjet që dua, bëj jetën që kam dashur gjithmonë, kam arritur ta prek atë. Një person që ka dëshirë që unë t’i ofroj atë shërbim më sjell shoferin e tij personal në hotel. Normalisht hamë mëngjesin bashkë. Në qoftë se ka dëshirë të më ofrojë diçka, një veshje apo një aksesor të shtrenjtë, e bën këtë. Më pas ne vazhdojmë ditën me takime të ndryshme me njerëz të rëndësishëm, me ambasadorë ose hamë dreka të ndryshme ku unë e shoqëroj”, – rrëfeu Alma.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: