Ish-i dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia rrëfen në librin e tij “Kronika e Dhimbjes” të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, situatën e vështirë në vitin 1998 në Tropojë. Vetë Haxhia u lirua nga burgu në vitin 2016 dhe ju rikthye jetës normale. GSH.al po sjell sot pjesën e dytë nga “dosja Tropoja”, një rrëfim në vetë të parë për të vërtetën e mitingut të Berishës më ’97 ku ish-presidenti foli ashpër kundër Haklajve.

ANARKIA E PERGJITHSHME
Fillimi i marsit 1997, Tropojën e gjeti në një udhëkryq të madh. Të gjitha institucionet ishin djegur. Kudo dilte tym dhe flakë. Repartet ushtarake dhe Komisariati i poli-cisë ishin plaçkitur plotësisht, duke marrë gjithçka që dikush mendonte se i nevojitej. Kudo shikoje njerëz të të gjitha moshave e gjinive të mbartnin mbi kurriz armë dhe arka me municion. Nëpër rrugë shikoje edhe policë me uniformë të ngarkuar me thasë mielli, apo ushqimesh të tjera të marra në komisariatin e policisë ku punonin. Tek njerëzit kudo kishte hyrë frika se do të fillonte lufta. Po çfarë lufte? Nuk dihej se kush ishte armiku e kundër kujt do të luftohej. Njerëzit, të trembur nga përkeqësimi i situatës, filluan të blinin gjithçka gjendej nga produktet ushqimore në tregun e varfër atje, duke e boshatisur atë plotësisht. Rezervat në miell e gru-rë ishin aq të pakta, sa shumë shpejt qyteti mund të kërcënohej nga uria. Furrat e bukës kishin dhënë alarmin për mbarimin e rezervave të miellit.

Shumë familje nuk kishin mundur të siguronin asgjë që të mund të garantonin mbijetesën në të pa-ktën disa ditë. Në njërën nga ditët e fundit të marsit 1997, në sheshin para këshillit të rrethit, takoj kry-etarin e Këshillit të Rrethit. Ai ishte një djalë shumë i mirë, që vinte nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Ishte mjaft i mërzitur nga situata e krijuar në qytet, pasi gjithçka ngjasonte me një fushë beteje, ku nuk dihej se kush kish-te humbur apo kush kishte fituar.

Në fakt kishin humbur të gjithë.
Godina e Këshillit të Rrethit ishte djegur plotësisht. Në prani të tij ishin kryetari i degës së finances dhe përgjegjësi i administratës. Pjesa tjetër e administratës prej rreth 40 vetësh nuk ishte bërë e gjallë që prej dy javësh. “Kam vënë njerëz të të kërkojnë, – më thotë, – pasi kam nevojë shumë që të bashkëpunosh për të përballuar këtë situatë”. “Këto gjëra do t’i kishim biseduar duke pirë nga një kafe, – më thotë, -por më vjen turp të më shikojë dikush në ndonjë lokal”. “Urdhëro, – i them unë, – me se mund t’ju ndihmoj?” “Kam mendimin që ju të vini për të punuar në administratën e Këshillit të Rrethit”. “Për rrogën, -më thotë, – nëse do të paguhem unë ndonjëherë do të paguhesh edhe ti!” “Siç e shikon, – më thotë ai, – me për-jashtim të këtyre dy personave nga administrata që ndodhen këtu, askush nuk po angazhohet për t’u përballur me situatën e krijuar”.

Duke qenë së unë në atë kohë isha anëtar i Këshillit të Rrethit, si dhe bëja pjesë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste atje, i them: “Më duhet të pyes për të marrë leje nga drejtuesit e partisë sime. Personalisht unë jam dakord të bashkëpunoj me Ju për të mirën e punës”. “Dakord, – më thotë, – veç sa të mundesh shpejt, sepse na duhet të fillojmë sa më shpejt nga punët”. Mora menjëherë kontakt me krye-tarin e partisë, i cili më thotë se: “Në këtë kohë të gjithë duhet të japim kontribut në përmirësimin e punëve, pasi gjithçka është paralizuar”. Menjëherë kontaktova me Kryetarin e Këshillit të Rrethit dhe i bëra të ditur vendimin tim; që në atë moment vendosëm të organi-zonim një takim të zgjeruar të nesërmen e asaj dite. Në këtë takim, menduam që të marrin pjesë anëtarët e Këshillit të Rrethit, të Këshillit Bashkiak, drejtuesit e të gjitha institucioneve qendrore të Rrethit, si dhe Kryetarët e Komunave. Ftuam gjithashtu edhe Komitetin e Shpëtimit, i cili, me gjithë përpjekjet, kishte arritur të mbante disi në ekuilibër situatën, por pa arritur të zgjidhë asgjë konkrete. Mbledhja u zhvillua në mjediset e shkollës së mesme të qytetit, i vet-mi institucion që i kishte shpëtuar djegies në atë kohë. Aty pati shumë debate. Shumë prej drejtuesve të zgjedhur kërkonin t’u shma-ngeshin përgjegjësive dhe t’ua ka-lonin ato Komitetit të Shpëtimit.

E kundërshtuam me forcë këtë ide dhe unë këmbëngula, që situatën në dorë ta merrnin institucionet, pasi të ashtuquajturat Komitete të Shpëtimit, nuk e kishin forcën lig-jore për të vepruar. Në këto kushte, veprimtaria e tij duhet të pushojë. M’u desh të përballesha me një dallgë të fortë kundërshtimesh, nga ithtarë të forcave të ndryshme politike, duke fituar edhe urrejtjen e ndonjërit prej tyre. Pas shumë debatesh arritëm në marrjen e disa vendimeve. Më i rëndësishmi ndër ta, ishte ai për organizimin brenda dy ditëve të tregtarëve dhe mjeteve për furnizimin e Rrethit me miell, grurë dhe produkte të tjera të nevojshme ushqimore! Të pas-nesërmen e mbledhjes, gjithçka kishte shkuar mirë. Ishin siguru-ar rreth 40 mjete, si kamion, fur-gon etj., të cilat do të udhëtonin drejt Tiranës. Një pjesë i nisëm me traget, ndërsa 22 kamionë që ishin më mirë nga gjendja teknike, i nisëm nga Qafa e Malit.

Në çdo makinë vendosëm ndonjë polic që kishim mundur të gjenim, apo per-sona të tjerë të armatosur. Rruga ishte e vështirë dhe mjaft e rrezikshme. Kudo kish-in filluar të shfaqeshin grupe të armatosura grabitësish. Në krye të autokolonës që udhëtonte nga Qafa e Malit, ishin vënë Kryetari i Këshillit të Rrethit, Kryetari i Bashkisë dhe disa persona të tjerë që shoqëronin autokolonën atë ditë. Rruga vajtje-ardhje na kaloi pa ndonjë incident dhe pas tri ditëve tregu i qytetit ishte kthyer në normalitet. Kishin hequr një barrë të rëndë.

Gjatë udhëtimit nga Gjegjani i Pukës deri në Fushë-Arrëz, në të dyja anët e rrugës, shikoje fshatarë që kishin reklamuar lloj-lloj armësh e municioni për t’i shitur. Në këtë zonë ishte grabitur depoja më e madhe e armëve në veriun e Shqipërisë. Aty thuhej se kishin qenë të magazinuara rreth dyqind mijë armë të ndryshme si rezervë shtetërore. I gjithë ky armatim në pak orë do të kalonte në duart e fs-hatarëve, më pas në ato të trafikantëve, për t’u trafikuar jashtë kufijve të Shqipërisë. I njëjti treg por në përmasa më të vogla ishte krijuar edhe në qendrën e Komu-nës së Tropojës, i cili do të vazhdon-te si i tillë deri në fundin e vitit 1998.

Në këtë treg furnizoheshin koso-varët, të cilët, pasi i provonin në luginën e lumit aty afër, merrnin njërën prej atyre që do t’u pëlqente. Ky treg funksiononte në mënyrë legale dhe askush nuk kishte ten-tuar ta pengonte atë, megjithëse për të kishin dijeni të gjithë, përf-shi edhe përfaqësuesit e shumë institucioneve ndërkombëtare që ushtronin aktivitetin e tyre në Tropojë asokohe.

Rrëfimin e plotë të Ismet Haxhiajt e gjeni sot në Gsh.al, duke klikuar në linkun e mëposhtëm: 

http://www.gsh.al/2017/03/22/tropoja-ii-ismet-haxhia-incidenti-me-berishen-ne-mitingun-e-tropojes-dem-dollapi-i-dha-kaseten-haklajve/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb