Greta Thunberg, një adoleshente suedeze dhe aktiviste e mjedisit që u bë e njohur duke filluar një grevë shkollore ndaj ndryshimeve klimatike, është bërë një ikonë e lëvizjes globale për ndryshimet klimatike. Kur Greta ishte 11 vjeçe, ajo ndaloi së ngrëni për dy muaj të plotë. Por kjo është një nga gjërat që rrëfejnë prindërit e saj në një kujtim që publikuan vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, shëndeti i saj u rrezikua rëndë, presioni i gjakut dhe pulsi shfaqnin shenja të urisë dhe ajo nuk foli me askënd, përveç prindërve të saj dhe motrës më të vogël Beata. Në një fjalim emocional në nëntorin e vitit 2018, Greta tha se kishte dëgjuar për termat “ngrohja globale” dhe “ndryshimi i klimës” kur ishte tetë vjeç.

“Më thanë që të fikja dritat, të kurseja energji dhe kështu të zvogëlojë ndotjen e tokës. Mësova se njerëzit janë fajtorë për ngrohjen globale dhe se ata po ndotin tokën”, kishte thënë Greta. Greta Thunberg e cila lindi më 3 janar të vitit 2003, në Stokholm la shkollën në gusht të vitit 2018 dhe organizoi një grevë për të rritur ndërgjegjësimin e ngrohjes globale. Protesta u organizua para Parlamentit Suedez dhe tërhoqi vëmendjen e publikut botëror.

“Ne kemi të gjitha faktet dhe zgjidhjet. Gjithë çfarë duhet të bëjmë është të zgjohemi dhe të bëjmë ndryshime”, tha Greta Thunberg. Pas viteve të depresionit, çrregullimeve të ngrënies dhe sulmeve të ankthit, ajo përfundimisht u diagnostikua me Sindromën e Asperger (i cili është një lloj autizmi) dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD).

Përveç kësaj, ajo vuan nga mutizmi selektiv, një çrregullim i shoqëruar me ankth të rëndë që e ndalon një person të flasë me këdo që ndodhet jashtë familjes së afërt.

Kriza ekologjike e planetit

Në kujtimet e prindërve të saj përshkruhet se si Greta erdhi me idenë dhe nisi Grevën Shkollore rreth Klimës, së pari vetëm dhe më pas, më 15 mars, së bashku me qindra mijëra nxënës që lanë klasat dhe dolën në rrugë në të gjithë botën, duke kërkuar veprime për të shpëtuar planetin nga ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu.

Greta vazhdoi çdo të premte, dhe ka kaluar tre javë ulur para parlamentit Suedez në fillim të vitit shkollor. Aktivistja suedeze 16-vjeçare e klimës, Greta Thunberg merr pjesë në një marshim për mjedisin në Bruksel. Nëna e Gretas, Malena Ernman është vetë një yll, por në botën e muzikës. Kjo këngëtare opere përfaqësoi Suedinë në Eurovision 2009 në Rusi.

Kujtimi i saj, që ajo shkroi me ndihmën e burrit dhe fëmijëve të saj, tashmë është duke u përkthyer në gjuhë të shumta, duke konfirmuar më tej interesin e saj për fushatën ekscentrike të vajzës së saj Greta, shkruan Paulina Neuding për Quillette.

Në kujtim, sidoqoftë, kriza e tyre private familjare, e cila sillet rreth çrregullimeve psikologjike të të dy vajzave, lidhet me krizën ekologjike, si dhe me shtypjen e grave, minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara. Të gjitha më sipër kanë të njëjtën shkak, pretendojnë jo shumë bindshëm, Ernman dhe Thunberg në libër.

Motra më e vogël e Gretës, Beata, e cila është 12 vjeç, gjithashtu ka Sindromën e Aspergerit, OCD dhe çrregullimin e hiperaktivitetit të defektit të vëmendjes (ADHD).

Ndërsa zbulohet në libër, ajo është e prirur t’i bërtasë nënës së saj, insiston të ecë në rrugë në një mënyrë specifike dhe kërkon që nëna e saj ta presë gjatë trajnimit të vallëzimit.Me pak fjalë, bëhet fjalë për një familje që lufton me përvojën ngacmuese të rritjes së fëmijëve të tyre, dhe prindërit përmes librit zbulojnë ankthin dhe dëshpërimin e tyre, ndërsa përpiqen të mbrojnë vajzat e tyre nga uria dhe format e tjera të vetë-dëmtimit dhe t’u sigurojnë atyre kujdesin më të mirë të mundshëm. Greta shkon në shkollë për fëmijë me nevoja të veçanta.

Greta, ndërkohë, është emëruar një nga 100 njerëzit më me ndikim të vitit nga revista Time. Ajo ka mbajtur një fjalim para Parlamentit Evropian dhe Britanik, si dhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ajo mori pjesë në një panel me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Gutteres, si dhe me Papa Françeskun, i cili e udhëzoi atë që “të vazhdojë të bëjë atë që bën”. Ajo ka marrë çmime të shumta dhe është nominuar për çmimin Nobel për Paqen. Ndërsa u paraqit në Daily Show me nikoqirin Trevor Noah, Greta deklaroi se ajo ndaloi të fluturonte me aeroplanë sepse aeroplanët ndotin shumë planetin dhe kanë një ndikim të madh negativ në mjedis, përcjell Telegrafi.

Besohet se dy për qind e emetimeve totale të CO2 të planetit prodhohen nga linjat ajrore. Brezat e rinj kanë më shumë vetëdije për ndryshimin e klimës sesa të moshuarit, të cilët i rezistojnë ndryshimit.

Por aktivizmi i Greta Thunberg nuk kaloi pa kundërshtarë. Shumë të djathtë dhe media konservatore e kanë sulmuar atë duke deklaruar se ajo ishte manipuluar nga qendrat botërore të pushtetit.

Bëhet fjalë për një ndërthurje të teorive të komplotit, duke stigmatizuar çrregullimet psikiatrike dhe manipulimin e fakteve për ndryshimin e klimës. Ata shkruajnë për Gretën si marionetë e “sëmundjes së saj” (sindromi i Asperger), pastaj projekti i “nënës aspiruese” dhe instrumentalizimi i saj nga sistemi, domethënë “rendi i ri botëror”.

Për më tepër, teoricienët e konspiracionit pohojnë se kaq shumë popullaritet mediatik dhe duke i dhënë hapësirë një vajze vetëm e dëmton atë, dhe nuk i kontribuon në asnjë mënyrë shëndetit të saj. Sigurisht, media e krahut të djathtë nuk interesohet personalisht për Gretën, por për ruajtjen e “terrenit të ngurtë në këmbët tona” të sistemit ekzistues. Megjithatë, ajo është e re dhe me zë të lartë, e guximshme dhe pa kompromis. Dhe në përpjekjen e saj ajo nuk është vetëm, përkundrazi. Mijëra e ndjekin, në çdo cep të këtij planeti.

Madje nuk është vetëm Greta që lufton atë sistemin ekzistues konservator. Mijëra të rinj në të gjithë botën tregojnë se janë të interesuar për një të ardhme tjetër, se janë të interesuar për të ardhmen në përgjithësi. /Telegrafi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb