SHBA – Boksieri Mike Tyson ka rrëfyer për herë të parë anët e errëta të fëmijërisë së tij, duke shokuar opinionin publik. Në një intervistë në ‘Opie Radio’, ish-kampioni i botës ka pohuar se është përdhunuar nga një burrë i panjohur kur ishte vetëm 7 vjeç.

“Ai më kapi me dhunë në rrugë dhe abuzoi me mua. Ishte një i panjohur dhe unë isha vetëm një fëmijë. Që atëherë nuk e kam parë më kurrë.”- deklaroi boksieri.

Ish-kampioni Tyson tha se kishte preferuar të vijonte jetën pa i treguar askujt për atë që ndodhi dhe pa denoncuar askënd në polici.

“Nuk di të them nëse ajo eksperiencë më ndryshoi jetën. Në fakt nuk e kujtoj shpesh atë episod. Nuk më vjen as turp dhe nuk ndihem në siklet.”- deklaroi Tyson.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb