Në spektaklin e së martës të Big Brother VIP Albania, u transmetua një moment mjaft emocional dhe tronditës nga banori Bernard Hulme.

Ai ndau historinë e tij të dhimbshme të fëmijërisë, duke treguar për herë të parë se ishte abuzuar seksualisht nga një burrë, një ngjarje që ka lënë gjurmë të thella në jetën e tij.

Në rrëfimin e tij, Bernard tregoi detaje që prekën banorët dhe publikun.

“Kur isha fëmijë, të gjithë po luanin jashtë dhe unë nuk ndihesha mirë. Një komshi më pyeti pse nuk po luaja dhe i tregova se isha i sëmurë. Ai më ftoi në shtëpinë e tij, duke thënë se kishte një ilaç që do më ndihmonte. Kur shkuam, më çoi në një dhomë të errët. Ai më tha që ilaçi do më largonte dhimbjen, por ajo që ndodhi ishte dhimbja më e madhe që kam përjetuar. Unë i lutesha: ‘Të lutem, mos e bëj këtë gjë.’ Më pas, filluan shantazhet; më thoshte se do t’u tregonte prindërve të mi dhe familjes sime se çfarë po bëja me të”, tha Bernard mes lotësh.

Rrëfimi i tij tronditës u pasua nga një tjetër zbulim. Bernard rrëfeu se, pavarësisht përvojave të tij, më vonë u martua me një grua dhe ka një vajzë, por brenda vetes ndjente se ishte homoseksual. Ai pranoi se ka gjetur paqen me identitetin e tij dhe tani është në një marrëdhënie të shëndetshme me një partner mashkull.

Rrëfimi i Bernardit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për kurajën dhe vendosmërinë për të ndarë historinë e tij me botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb