TIRANË­- Një rrëfim tronditës është bërë publik këtë të dielë në emisionin “E diela Shqiptare”, ku një vajzë e re, tregoi për gazetaren Dalina Buzi historinë e abuzimit që i bënte që në moshën 8 vjeçare, i ati i saj.
Rrëfimi i vajzës tek emisioni “E Diela Shqiptare” Në një intervistë ku vajza qëndron me kurriz nga kamera, ajo tregon me zë të dridhur dhe e përlotur dramën e saj, e cila ka zgjatur 7 vite me rradhë.

http://youtu.be/ACI9_6jVJSU

“Në fillim më prekte e më përkëdhelte duke më thënë se e bënte nga dashuria, pastaj kur u bëra pak më e madhe fillova të bëj seks. Ai më merrte përdore, kur kalonim rrugës ai u buzëqeshte me mirësi njerëzve pastaj më çonte në pyll ku abuzonte me mua. E bëntë këtë gjë, çdo ditë, çdo mbrëmje, ose maksimumi në çdo dy tre ditë”,­ ka rrëfyer vajza. Ndërsa e pyetur se pse nuk e kishte treguar kurrë këtë histori, ajo u përgjigj se kishte frikë.

E reja ka theksuar se personi i parë të cilit ajo ia ka besuar këtë dramë, ishte bashkëshorti i saj menjëherë pas martese. Por edhe i shoqi, sapo ka mësuar këtë ngjarje të tmerrshme, e ka braktisur.

“Sot unë vetëm fizikisht jam e re, sepse në shpirt jam e vdekur”,­ ka rrëfyer e
reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: