Kemi dëgjuar shpesh që trajnerët t’i vendosin rregulla të hekurta futbollistëve në mënyrë që këta të fundit të kapin formën më të mirë të mundshme.

Jo pak raste kanë ardhur nga kombëtarja e Anglisë, me Fabio Capello-n që hoqi nga menu-ja ketchup-in e domates, më pas dëgjuam Rio Ferdinand që ankohej se në grumbullimet e Manchester United një natë para ndeshjeve nuk lejoheshin patatinat, apo siç raportohet çdo ditë për dieta ushqimore plot fantazi nga stafi i Guardiolës te Manchester City.

Në ditët e sotme dietat ushqimore janë kthyer po aq të rëndësishme sa përgatitja fizike dhe taktike e skuadrave. Këtë e ka kuptuar mësë miri së fundmi edhe trajneri i ‘Tre Luanëve’, Garreth Southgate, i cili i ka kërkuar stafit të hotelit Hilton që të mos shërbejnë asgjë veç kafes dhe çajit nga Starbucks.

Janë hequr nga menu-ja sanduiçet, ëmbëlsirat dhe nuk do të shërbehen as shurupe të ndryshme. Kush do të thyejë këto rregulla do të largohet nga grumbullimi, ndërsa stafi i hotelit do të pushohet nga puna.

“Tre Luanët” janë të grumbulluar në National Football Center në St George’s Park ku po përgatitetn për dy ndeshjet miqësore me Holandën dhe Italinë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb