TIRANE

Qeveria ka miratuar një rregullore tw rw per plazhat private. Një rregullore me 18 pika parashikon që operatoret të cilët lidhin kontrata me bashkitë për të marrë me qira një hapësirë në plazh për një afat nga 1 deri në 5 vite duhet të respektojnë disa kritere.

Kjo lidhet si me hapësirën që jepet me qira, mirëmbajtjen e bregut, sinjalistikën përkatëse. Por më e rëndësishme përcaktohet detyrimi për vrojtues plazhi të certifikuar për cdo 80 metra vijë lineare bregdetare, mungesa e tij tashmë përbën shkak për zgjidhjen e kontratës së qirasë.

Subjektet kanë afat deri ne 31 mars që të lidhin kontratat e qirasë me bashkitë për përdorimin e plazheve private. Rovena Mocka drejtore e programeve të zhvillimit të turizmit pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit shprehet se afati kohor është taksativ dhe se rregullat e vendosura duhet të zbatohen me përpikmëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb