Ashtu siç u bë e ditur dhe më herët, është shtyrë hapja e kampit në Gjadër, ku do të strehohen emigrantë që do dërgohen nga autoritetet italiane. Ky fakt është bërë i ditur sot përmes një artikulli në ‘La Repubblica’. Kjo e fundit ka publikuar këtë të martë një artikull, ku bën me dije se kontingjenti italian që do të menaxhojnë qendrat e emigrantëve, do të mbërrijë në Shqipëri më 20 gusht.

Ndonëse hapja e kampit në Gjadër ishte parashikuar të ndodhte në fillim të muajit gusht, La Repubblica raporton se hapja e kampit do të bëhet e mundur në fund të këtij muaji dhe në fillim të shtatorit, pavarësisht deklaratave të kryeministres Meloni në prani të homologut të saj, Edi Rama.

Mes të tjerash media italiane ka publikuar edhe një dokument mbi trajnimin që iu është bërë personave që do të menaxhojnë burgun prej 20-vendesh për emigrantët në Gjadër. Në këtë rregullore përcaktohet edhe mënyra se si do të vishen punonjësit dhe deri te pirja e kafesë.

  • foto galeri

Shkrimi i La Repubblica:

Testi i parë nga inxhinierët ushtarakë, për ta hapur një pjesë të qendrës së pritjes të emigrantëve në Gjadër, është caktuar për në datë 20 gusht, i dyti që duhet ta japë dakordësinë për dorëzim përfundimtar në Ministrinë e Brendshme është për 1 shtatorin.

Nisja e kontingjentit të parë prej 500 individësh, përfshirë policinë, karabinierët dhe policinë financiare, që duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë është planifikuar për më datë 20 gusht.

Më herët janë dhënë dy data të tjera për hapjen, por se tashmë konfirmohet se fillimi i javës të katërt të muajit nis dhe misioni e ri për pritjet e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës.

Pikërisht në Shëngjin duhet që të sigurohet identifikimi i emigrantëve të sjellë pas kualifikimit të parë, që do të bëhet direkt në anijet ushtarake italiane, ku nuk është ende e qartë sesi dhe kush do të jetë në gjendje që të përcaktojë nëse njerëzit e shpëtuar në det vijnë nga të ashtuquajtura vende të sigurta dhe se nuk paraqesin cenueshmëri.

Më pas, në hotspot njerëzit do të freskohen, do të lahen në dhjetë dushet e instaluara, do vizitohen në infermieri, do pyeten për qëllimet e tyre në aplikimin për azil dhe më tej do njoftohen për dekretin e arrestimit të Komisariatit të Policisë së Romës.

Më pas, duke kaluar nëpër territorin shqiptar, do të bëhen përkthimet e emigrantëve, që ndërkohë do të jenë në paraburgim administrativ, me kusht që për 48 orë gjyqtarët e seksionit të imigracionit të Romës të vërtetojnë ndalimin me emigrantët me një videokonferencë. Në sallat e gjyqit në Romë tashmë janë vendosur ekrane, ndërsa në Shqipëri ende nuk ka asnjë.

Autoritetet kanë hartuar një rregullore, e cila do i shpërndahet stafit italian që do të jetë në Shqipëri. Ndër të tjera, në këtë rregullore, kërkohet që të vishen thjesht dhe të bëjnë kujdes sesi sillen me gratë shqiptare, pasi partneri i saj mund të sillet keq.

Kapaciteti maksimal i numrit të imigrantëve që do presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në një muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit të autoriteteve italiane, do largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë e Italisë, nënshkruar më datë 6 nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta do jetë në Shëngjin, ku është ngritur qendra pritëse. Në Gjadër do të ndërtohet kampi ku do qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Rregullorja apo manuali etik për policët italianë:

1-Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme. Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që të mos paraqiten kurrë me një qasje superiore.

2-Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo veshja më pak modeste në publik nuk është e mirëseardhur.

3-Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë të jashtëzakonshme. Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e njeh ose e sheh gruan e tij duke u ballafaquar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq.

4-Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ka mikrokrim (as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale). Prandaj shmangni qëndrimet e mosbesimit.

5-Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë myslimane (mbi 50% të popullsisë), ekziston bashkëjetesa paqësore e feve të ndryshme, duke përfshirë sektet e krishtera ortodokse, të krishtera katolike dhe sektet islamike heterodokse.

6-Kafeja nuk konsumohet në banak, por vetëm ulur: kjo është një traditë absolute që duhet ndjekur.

7-Në restorante, përmbajuni asaj që është përcaktuar në menu: kërkesat për ndryshime në menu nuk janë të mirëseardhura dhe çojnë në gabime dhe keqkuptime.

8-Gatimet shqiptare janë shumë pikante.

9-Kursi i këmbimit është paksa i pafavorshëm në raport me 1 me 100 (1 euro është ekuivalente me afërsisht 100 lekë dhe për këtë arsye nëse paguani në euro humbni afërsisht 0.29 lekë cent, nëse bëni shkëmbimin operacionet kushtojnë shumë më tepër, ashtu si tërheqja dhe transaksionet me kartë krediti, të cilat nuk pranohen kudo).

10-Karburanti (veçanërisht nafta), ka një kosto më të lartë në krahasim me atë në Itali

11-Qendrat tregtare italiane kanë çmime dukshëm më të larta se ato lokale

12-Kini shumë kujdes kur përdorni makina private dhe të kompanisë, për shkak të kushteve të pasigurta të rrugës.

13-Zona e Gjadrit është shumë e infektuar me insekte dhe mushkonja, prandaj rekomandohet sjellja e produkteve repelente (dezinfenktantë).

14-Kushtojini vëmendje mënyrës sesi flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët e dinë mirë italishten.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb