Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D. P, i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb