ARGJENTINE

Një 7-vjecare i kërkoi nënës së saj të filxhan me çaj por në këmbim mori grushte dhe rrahje. Ngjarja që ndodhi në Morteros, Argjentinë është filmuar nga vajza e madhe 16 vjeçe.

https://www.youtube.com/watch?v=VGMBJTXhyl8

Më pas ajo e shpërndau të internet dhe brenda pak kohësh videoja bëri xhiron e botës. Pas skandalit që plasi vajzat 7-vjeçare dhe tjetra 11-vjeçare iu besuan gjyshes nga babai.

Në video dëgjohet nëna e tre vajzave që thotë, bëjë vetë atë dreq çaji dhe gjuan pa pushim 7-vjeçaren. E gjithë skena shihet nga dy vajzat e tjera.

“Hiqe atë dreq telefoni nga dora ose do të thyej turinjtë”- dëgjohet zëri i kërcënues i nënës. Videoja mbyllet me nënën që hedh në tokë telefonin. Policia po heton për ngjarjen ndërkohë që gruaja është ende në gjendje të lirë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: