ITALI – Një vajzë shqiptare është rrëmbyer dhe përdhunuar për orë të tëra nga dy burra, në një barake në zonën Prenestina në Romë. Sipas mediave italiane, policia ka arrestuar një shtetas rumun si autor të ngjarjes, ndërsa është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të tij.

Vetë babai i vajzës, ish-profesori shqiptar Vladimir Kosturi, e ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale, ku po bën thirrje për pjesëmarrje në një manifestim në Romë, kundër dhunës ndaj grave. Manifestimi do të organizohet ditën e shtunë në orën 16:00.

POSTIMI I VLADIMIR KOSTURIT NE FACEBOOK
“NGJARJE E RENDE ME VAJZEN TIME NE ROME…
PENGMARRJE ME DHUNE E VAJZES TIME BESJANA KOSTURI NGA DY BURRA TE PA NJOHUR ROM RUMUNE NE NJE KAMP ABUZIV…
Naten e te premtes, 06.05.2016, vajza ime ndersa po kthehej ne shtepi pas nje vizite tek nje shoqja e saj (100 metra larg shtepise tone) ne oret e mbremjes, rrembehet me force prej dy burrave te fshehur mbrapa shkurreve te rruges VIA TEANO, afer Largo Preneste ne Rome.
Vajza ime terhiqet me force prej dy burrave te pa njohur dhe e detyrojne duke e kercenuar se do ta vrisnin ne nje barake brenda kampit abuziv qe kufizohet prej Via Prenestina, Largo Telese, Via Teano. Mbahet nen tortura gjithe naten ne barake prej dy burrave te pa njohur, i vidhen parate qe kishte, celulari etj. dhe torturohet prej tyre…
Vajza ime duke menduar se jeta e saj ishte ne rrezik, duke shfrytezuar faktin qe njeri prej tyre piu shume alkol perdori metoden per te qetesuar agresoret, duke i bindur, se do t’ju garantonte nje shume te madhe lekesh dhe se ndjehej e dashuruar me agresorin kryesor…. Arriti me inteligjence ta binde agresorin kryesor per te dale prej kampit te rrethuar prej shkurreve qe te merrnin nje kafe ne nje bar afer kampit ne te gdhire…
Agresori kryesor i besoi dhe u drejtua drejte lokalit… Ne ato momente vajza ime arriti me shkathtesi te hape deren e nje makine te nje italiani kalimtar, i cili e futi ne makine dhe e shoqeroi tek stacioni i karabinereve…
Karabineret organizuan operacionin urgjent ne kampin abuziv per te kapur keqbersit, ku shkuan rreth tridhjete ushtarake….
Arriten te kapin dhunuesin e pare, por jo kryesorin, i cili eshte ne kerkim…
Dhunuesit te dyte ju vune menjehere prangat dhe ju konvalidua arrestimi prej gjyqtarit…
Karabineria ka hapur hetimet dhe ka shoqeruar vajzen time ne spital…
Neser ne oren 10,00 presidenti i Muncipio ku ne banojme na ka rezervuar nje pritje per kte ngjarje te rende per vajzen time, e cila ka mbetur shume e traumatizuar, por qe arrin te tregoje nje force te pa shembullt…
Me shoqaten ILIRIA vendosëm nje inisjative publike MANIFESTIM neper rruget e zones Largo PRENESTE per te denoncuar kte akt dhune ndaj vajzave dhe per te kerkuar gjetjen dhe arrestimin e DHUNUESIT KRYESOR , si edhe denimin e tyre ekzemplar…. Bej thirrje te gjithe emigranteve dhe studenteve ne Rome per mbeshtetje dhe solidaritet , si edhe per pjesmarrje ne manifetim ne kto dite te veshtira per mua dhe per vajzen time…
Bejme thirrje per sa me shume pjesmarrje qe akte te tilla dhune kafsherore kundrejte vajzave tona dhe ne pergjithesi femrave te mos ndodhin…
Me respekt : Vladimir KOSTURI…

kosturi-2

Barakja ku u perdhunua vajza
Barakja ku u perdhunua vajza

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: