Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 25 vite burg Byniamin Hajron. Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorit të çështjes, Eni Çulli, i cili kishte insistuar për këtë masë ndëshkuese.
Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami është akuzuar për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin pasi viktimat u dogjën të gjallë.
Hajro, i cili është dënuar për vrasjen e Arjan Avdullajt, njihet si kreu i Bandës famëkeqe të Vakëfit.
Fillimisht, Hajro ndodhej në masën e arrestit shtëpiak, pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Megjithatë, Gjykata vendosi rivendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg,” duke e rikthyer atë në izolim.