TIRANE

Një apartament në katin  e tretë në banesat sociale në Shkozë u përfshi nga flakët mesditën e sotme, por falë ndërhyrjes së një punonjësi të bashkisë, ngjarja u nda pa viktima.  ‘Heroi’, Zeim Gazidede punonjës i banesave sociale, për ‘News 24’, tha se ishte i pari që u fut në banesë dhe shpëtoi fëmijët e mitur të familjes Nuredini.

Punonjësi i bashkisë njëkohësisht edhe gjysh tha se nuk e mendoi dy herë rrezikun që i kanosej, por  donte të  shpëtonte vetëm jetën e vogëlushëve të pambrojtur.

“Nuk e diskutova fare jeten time. Jam gjysh, duhet ti shpëtoja. Rrembeva femijet mes tymit te zjarrit. Jam gjithmonë në shërbim të komunitetit”, tha punonjësi i DNP 3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: