Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Trupa e gjykimit e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni vendosën kthimin e çështjes për rishqyrtim në po të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.
Më 20 mars 2023, Apeli i Posacëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Festim Bixhdilit, kopshtarit të kompleksit ‘Golden’ si dhe për Olsi Turja. Festim Bexhdili u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm.
Ndërsa Olsi Turjan e dënoi me 3 vite burg për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, por dënimi u konsiderua i kryer, pasi prej kohësh ai qëndronte në masën ‘arrest në shtëpi”.
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, më pas u vra, por trupi i tij akoma nuk është gjetur.