Inskenimi i një rrëmbimi të një minoreneje shkaktoi ankth në Tiranë për orë të tëra. Ndonëse ka shumë pikëpyetje mbi ngjarjen që vuri në mendime një qytet të tërë dhe jo vetëm, ajo që alarmoi policinë ishte dëshmia e motrës më të vogël të 13-vjeçares. Ngjarja sipas policisë ndodhi në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë rreth orës 15:30, kur vajza sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës. Motra e saj deklaroi se 13-vjeçarja me iniciale S.B. ishte marrë me forcë nga një person vetëm pak metra larg shtëpisë dhe se kishte bërë rezistencë për të mos hipur në automjet.

Skena madje u tha se ishte parë nga gjyshja që ishte në ballkon duke pritur mbesat dhe ka qenë pikërisht ajo që ka njoftuar policinë.

Forcat e gjithë komisariateve nr. 3,4 dhe 5, u angazhuan për ngjarjen. Por me sa duket alarmi bëri që vajza të shfaqej dhe të jepte një version krejtësisht tjetër për rrëmbimin e supozuar.
Ajo u gjet nga policia 4 orë me vonë ne një qendër tregtare dhe deklaroi se e kishte trilluar historinë, për të dalë për kafe me shoqërinë, pasi familja nuk i jepte leje.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb