“Makina ku u fut vajza ishte ngjyrë e kuqe dhe e vogël”. Kështu kanë rrëfyer dëshmitarët e rrëmbimit të një 13-vjeçarje që doli të ishte një sajesë e vetë të miturës.

Episodi ka ndodhur në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në kryeqytet, pranë ish-Fushë së Aviacionit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se dëshmitarët kanë arritur të identifikojnë tipin e makinës, ndërsa bëhet fjalë për një ‘Fiat Punto’.

Po ashtu mësohet se vajza sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës kur makina ishte ndalur para saj dhe një person e kishte marrë me forcë dhe e ka futur brenda. Por me sa duket vajza ka inskenuar githçka për të kaluar disa orë e lirë pasi familjarët nuk i jepnin leje.

Ajo u gjet nga policia 4 ore me vone ne një qendër tregtare ku pranoi se kishte trilluar historinë, për te dale për kafe me shoqërinë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: