Një vajzë 13-vjeçe u dyshua se është rrëmbyer pasditen e sotme në kryeqytet rreth orës 17:00.

Fillimisht u raportua se në rrugën “Ndre mjeda” te zona e ‘Ish-parkut të Autobusëve’ dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë jashtë dëshirës në automjet me forcë 13-vjeçaren duke u larguar me shpejtësi.

Vajza ishte duke u kthyer nga shkolla së bashku me të motrën dhe sapo kishte zbritur nga autobusi kur u rrëmbye poshtë pallatit ku banonte nga një makinë tip ‘Fiat’ me ngjyrë të kuqe.

Vajza që u dyshua se është rrëmbyer është me inicialet S.B. me diabet të tipit 1 dhe është me përdorim insuline  4 herë në ditë. Denoncimi është bërë nga motra e 13-vjeçares. Policia, sapo u informua për ngjarjen,  është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personit.

Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se nëna e vajzës kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë dicka te goja dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.

Nëna deklaron se vajza është me diabet dhe duhet të bënte në darkë insulinën. Ajo tha se vajza tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb