Po mbahet në GJKKO seanca në lidhej me rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës në janar 2020.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar prova sa i përket komunikimeve në Sky ECC mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit.

Prokurori i Posaçëm pretendon se në komunikime tregohet dinamika e ngjarjes dhe mënyra se si është vepruar për rrëmbimin e Jan Prengës.

Ndërkohë pak më parë Dritan Rexhepi, në dëshminë e tij të parë në lidhje me ngjarjen ka deklaruar se për krimin mori dijeni nga familjarët e tij dhe në 2019 ishte në Ekuador ku po vuante dënimin për trafik droge.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb