Në emisionin “Open” në News24 mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me tre efektivët e policisë së Kosovës të rrëmbyer nga forcat “Kobra” të Serbisë, ngjarja kjo që ka nxitur reagime të shumta nga Prishtina, Beogradi, Shqipëria dhe së fundmi edhe nga DASH.

I ftuar në studio, drejtori News24 Robert Rakipllari ka deklaruar se kjo është një ngjarje poshtëruese dhe se Shqipëria e kryeministri Edi Rama duhet të mbanin një qëndrim të ndryshëm e të dënonin aktin.

Sipas tij anulimi i njëanshëm i mbledhjes së dy qeverive nga ana e Shqipërisë, ishte një sanksion që Tirana i bëri Kosovës para veprimeve të ndërkombëtarëve.

Ndërkohë akademiku Pëllumb Xhufi ka deklaruar se Rama ka luajtur bukur me çështjen kombëtare dhe se situata aktuale është një moment dramatik.

Ai ka shtuar se nuk është koha për reagime reaktive në diplomaci, aq më tepër qe Shqipëria nuk është një superfuqi.


Pjesë e diskutimit në studio:

Rakipllari: Rama s’mund të reagoje ndaj Kosovës si pjesë e bashkësisë euroatlantike, sepse ka tjetër raport.

Hila: E ka vendosur Kurti në këtë situatë

Rakipllari: Ka një kontraditë në deklaratat e Ramës, sepse kur flitet për Gjykatën Speciale Rama nuk e ka problem të thotë  që është turp i SHBA dhe BE. E ka thënë disa herë. Duhen koordinuar qëndrimet me bashkësinë euroatlantike por Rama s’mund të sillet si kryeministër i Irlandës. Është i Shqipërisë.
Ai mund të shkojë në Kosovën e para se të prezantojë një draft për Asociacionin mund të flasë me Kurtin dhe faktorë të tjerë politikë. Mbledhja e dy qeveria, nuk kishte pse e sanksiononte e para Shqipëria Kosovën. Mund të shkonte dhe të bisedonte me të për t’i folur të gjitha opsionet që kanë para.
Ngjarja me policët e rrëmbyer, një nga ngjarjet më të rënda pas çlirimit dhe masakrave të serbëve atje. Ngjarje poshtëruese. Të futet ushtria speciale në tokën e Kosovës e të rrëmben policët.
Rama dje tha pres qëndrimin e KFOR, qëndrim ky që nuk mund të mbahet nga Shqipëria. Qendrimi i sotëm pastaj është korrekt.

Xhufi: Rama ka luajtur aq bukur me çështjen kombëtare.
Në 98-99 Shqipëria kërkonte shpalljen e pavarësisë po na thoni kjo do të vijë ngadalë. U bë ashtu siç donin ata, ne nuk jemi superfuqi. Një reagim e kemi bërë në 93 në Peshkëpi dhe ku dolëm?
Nuk duhet reagim reaktiv në diplomaci.

Rakipllari: Sot reagoi DASH, këtë mund ta kishte bërë Rama e Shqipëria dje.

Xhufi: Nuk ka rëndësi.

Rakipllari: Anulimi i mbledhjes është akt i njëanshëm?

Xhufi: Nuk i di detajet.

Rakipllari: Unë gjykoj aktet publike.

Xhufi: Jemi në një moment dramatik.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb