Disa qytetarë raportuan mbrëmjen e sotme se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat ishte ndodhur një incident i rëndë, ku një vajzë kishte qenë e përfshirë në një rrëmbim dhe ishte futur me forcë në një makinë.

Ky alarm shkaktoi shqetësim dhe kishte nxitur një reagim të menjëhershëm nga ana e Policisë së Shtetit.

Pas një hetimi të detajuar, Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes një çifti dhe jo me një rast të vërtetë rrëmbimi.

Në fakt, incidenti përfshinte një përleshje mes një çifti, dhe nuk kishte të bënte me ndonjë akt të paligjshëm.

Policia ka shoqëruar të dy personat, djalin dhe vajzën, për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar situatën në komisariat. Nga ana e vajzës nuk ka pasur ndonjë kallëzim për rrëmbim ose akuzë të tillë, duke e hedhur poshtë hipotezën e një rrëmbimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb