Shkodra është përfshirë nga trazirat këtë pasdite. Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë dhe është shënuar edhe përplasje me policinë.

Forcat e rendit kanë bllokuar aksin kryesor të qytetit, ndërsa protestuesit e opozitës të kryesuar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi tentojnë të kalojnë. Policia ka përdorur spraj, ndërsa në përplasje nuk kanë munguar edhe përdorimi i sendeve të forta.

Gjatë tubimit, forcat e rendit kanë përdorur spraj gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e opozitës, të cilët kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama. Si pasojë e gazit, disa protestues janë lënduar.

Kryetarja e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh se qyteti është i vendosur të mos presë Edi Ramën, të cilin e ka quajtur “kriminel”. Ademi tha se më datë 1 korrik ose demokratët do të jenë në burg, ose do marrin arratinë. Ademi theksoi se kjo është një protestë qytetare. Ademi vlerësoi se vendi është në emergjencë kombëtare.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb