NGA ZONJA VJOLLCA*
1 rrenjë selino
1 karrotë
1 kokërr qepë
30 gr fara pishe
3 thelpinj hudhër
Lëngu i 1 portokalli
1 lugë çaji sheqer kaf
200 ml ujë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht qërojmë rrënjën e selinos dhe më pas e presim në feta rrumbullake me trashësi 0.5 cm. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e prerë në feta dhe karrotën të prerë në kubikë mesatar. Më pas shtojmë farat e pishave, 3 thelpinj hudhër, fetat e rrënjëve të selinos, kripë, piper, pak sheqer, një gotë ujë të nxehtë dhe lëngun e një portokalli. I lemë të ziejnë derisa uji të shterojë dhe më pas e servirim në pjatancë duke e pudrosur me pak arrë moskat, djathë parmixhano dhe pak rukola.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: