RRËSHEN- Masiv gurësh janë shkëputur në të dy anët e Rrugës së Kombit duke rënë mbi autostradë. Gurët mësohet se kanë rënë në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe rrezik për të gjithë udhëtarët.

Kanë qenë përgjegjësit e firmës së mirëmbajtjes së rrugës që kanë njoftuar për situatën si dhe kanë vënë në dijeni autoritetet përkatëse. Gjendja bëhet akoma më e rrezikshme për të gjithë ata që udhëtojnë në këtë rrugë, duke marrë parasysh edhe errësirën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: