NGA KLODJANA HAXHIAJ

DURRES- Temperaturat e ftohta që në Durrës kanë shënuar deri në minus 6, kanë bërë që një numër i konsiderueshëm qytetarësh të paraqiten me trauma, si pasojë rrëshqitjes në rrugët që janë ngrirë nga akulli dhe bora e papastruar.

Ashim Zogu, shef i Urgjencës në spitalin Rajonal të Durrësit deklaroi se një mjek theu dorën një ditë më parë në derë të spitalit, pasi rrëshqiti nga akulli, ndërsa të pamësuar me këtë situatë janë të gjithë qytetarët e Durrësit.

Durrësi nuk është mësuar me këto temperatura është i papërgatitur, qytetarët nuk kanë reflekset e duhura si duhet të ecin në rrugë.

Trotuaret duhet të ishin pastruar nga akulli, për të mos u shkaktuar të tilla trauma, ndërsa qytetarët duhet të shmangin të gjitha daljet e panevojshme në rrugë. Ky është edhe apeli i mjekëve.

400 persona në ditë, kryesisht mosha e mesme dhe pensionistët po dynden në urgjencën e të rriturve në spitalin rajonal të Durrësit.

Mjekët thonë se është bërë furnizimi me barna dhe është dyfishuar personeli, ndërsa këshillat shkojnë edhe për të prekurit nga virusi i gripit.

Së bashku me urgjencën pediatrike, numri i personave që i drejtohen mjekëve për ndihmë ka shkuar në 600 në ditë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: