GRAMSH- Rrëshqitjet e dherave në Grabovë të Poshtme ka lënë në qiell të hapur një familje. Nga të dhënat paraprake, mësohet se dherat kanë rënë mbi banesë në pronësi të Neim Hoxhës, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksioni.

Tashmë 6 anëtarët e kësaj familje janë në mëshirë të fatit, ku e vetmja strehë për ta është kasollja e bagëtive.

Ata tashmë po strehohen në këtë vend, ndërkohë që nga shembja e dherave rrezikon dhe një shtyllë elektrike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: