KRUJË- Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë të ketë rrëshqitje masive të dheut dhe gurëve e për pasojë katër fshatra janë bllokuar. Kanë mbetur të izoluar fshatrat Qafshtamë, Kroi i madh, Cudhi zalle dhe Rreze.

Komuna e Cudhinit ka dërguar një fadromë që po punon për zhbllokimin e rrugës nga masivet e inerteve që kanë rënë mbi të. Nga ana e tyre drejtuesit e komunës kanë njoftuar prefektin e Durrësit dhe kërkojnë ndihmë për normalizimin e situatës. Por fadroma e vetme që ndodhet në vend, megjithëse po punon rruga nuk është zhbllokuar.
Ndërkohë masive të tjera inertesh vijojnë të bien në rrugë.
Situata është tepër problematike dhe po përkeqësohet vazhdimisht. Banoret e 4 fshatrave mbeten tërësisht të izoluar dhe nuk kane asnjë mundësi për furnizime dhe për asnjë rast urgjence mjekësore.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: