FIER- Një pemë ka rënë mbi rrugën kombëtare Fier-Vlorë, duke bllokuar qarkullimin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, pa hyrë në qytetin e Fierit, rreth orës 14:00.

Për shkak të reshjeve ka patur rrëshqitje të skarpateve anësore, çka ka sjellë edhe humbjen e bazamentit të pemës, e cila ka rënë mbi një makinë që kalonte në ato momente. Burime për “BalkanWeb” pohuan se makina ka pësuar dëme të konsiderueshme, pasi është thyer xhami i përparmë, por fatmirësisht nuk persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, jo menjëherë, ndërkohë që edhe pema ka qëndruar për rreth dy orë në karrexhatë, çka ka sjellë edhe rëndim të trafikut dhe bllokim të qarkullimit.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: